Koronavirusi edhe hahet. Në këtë furrë në Van të Turqisë prodhohet bukë në formën e Covid-19.  Kur e gjithë bota ndodhet në një situatë ndryshe, edhe bukëpjekësit thonë se kanë dashur të sjellin diçka të veçantë për klientët e tyre. Virusin që është tema e ditës prej muajsh tashmë, e kanë bërë edhe pjesë të punës së përditshme.

Përveçse një produkt i ri, bukëpjekësit kanë si qëllim edhe të përcjellin një mesazh.

“Kemi bërë bukën në këtë formë për t[ju kujtuar njerëzve se virusi nuk ka ikur ende. Duam që klientët mos të neglizhojnë masat dhe të vendosin maskat e të ruajnë distancimin fizik”.

Dhe duket se qëllimi është arritur. Buka në formën e Covid-19 ka tërhequr vëmendjen e klientëve të furrës. Madje pronarët e saj thonë se gjatë këtyre ditëve është produkti më i kërkuar pas pides që konsumohet gjatë muajit të Ramazanit.

Klan Plus