Covid-19, Europa lehtëson masat


Covid-19, Europa lehtëson masat

22:00 01/05/2021

Portugalia hap kufirin me Spanjën

Portugalia hapi të shtunën kufijtë tokësorë me Spanjën dhe nisi fazën e fundit të lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Ky shtet u godit rëndë në fillim të vitit nga pandemia me një bilanc prej 300 të vdekurish në ditë.

Mirëpo masat e marra ndihmuan në uljen e numrit të të infektuarve. Përveç heqjes së kontrolleve kufitare, orët e hapjes së kafeneve, restoranteve dhe qendrave kulturore u zgjatën, sidomos gjatë fundjavës.

Rreth 22 për qind e popullsisë portugeze prej 10 milionë banorësh, ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Në prag të Pashkës, Greqia hapi restorantet, kafenetë, baret e qendrat tregtare pas një izolimi të gjatë disa mujor.

Sipas një vendimi të qeverisë bizneset e ndryshme të shërbimit të ushqimit dhe pijeve do të lejohen të punojnë vetëm në mjedise të hapura deri më 10 Maj. Greqia gjithashtu lejon edhe turistët e huaj të vaksinuar.

Në Hungari qytetarët që kanë certifikatë vaksinimi të lëshuar nga qeveria mund të qëndrojnë në ambiente të mbyllura si në restorante hotele, teatro, kinema, palestra, biblioteka e muze.

Lehtësimet e fundit vijnë pas një fushate të suksesshme vaksinimi. Deri më tani të paktën 40% popullsisë ka marrë njërën dozë të vaksinës. Hungaria është i vetmi shtet anëtar i BE-së që ka përdorur vaksina nga Rusia dhe Kina, përveç atyre të miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave.

Tv Klan







Të ngjashme