Yjet e muzikës kërkojnë ndihmë financiare nga qeveria

Zgjatja pa afat e ndalimit të grumbullimeve po i shkakton dëme të mëdha financiare industrisë muzikore në Britaninë e Madhe, e shquar në të gjithë botën me yjet dhe hitet e tyre.

Në të tilla kushte, ikona të muzikës britanike si Rita Ora, Dua Lipa, Ed Shiran, Mik Xheker, Pol Mekartni etj, kanë bërë bashkë firmat në një peticion ku i kërkojnë ndihmë, qeverisë së Boris Xhonsonit.

Ata kërkojnë akordimin nga qeveria të një pakete ndihme financiare, përjashtimin e plotë nga TVSH-ja për shitjen e biletave të koncerteve të tyre dhe përcaktimin e një afati të qartë kohor se kur do të lejohet rinisja e aktiviteteve të tyre e kur do të shfuqizohen masat e distancimit social.

Yjet e artit britanike thonë se muzika ka qenë suksesi më i madh social, kulturor dhe ekonomik i Britanisë së Madhe në dekadën e fundit. Peticioni është nënshkruar nga mbi 1500 persona të kësaj fushe.

Tv Klan