COVID-19 i bllokoi në Zagreb, tërmeti…

COVID-19 i bllokoi në Zagreb, tërmeti…

21:19 25/03/2020

Gjithë këto ditë është folur për shqiptarë, që kanë mbetur jashtë kufijve, ndërsa gjithë bota po përballet me pandeminë e COVID-19 dhe ndërprerjen e lëvizjes së lirë.

Një qytetar i është drejtuar emisionit “Stop”, duke thënë se prej 17 Marsit ndodhet në Zagreb të Kroacisë, pasi bashkë me disa të tjerë, nuk janë lejuar të kalojnë në rrugën e kthimit, që po bënin nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Ambasada jonë në Zagreb nuk i ka dhënë zgjidhje ndaj e vetmja shpresë i ka mbetur thirrja publike. Sipas tij, kushtet janë rënduar, sidomos këto ditë, që Kroacia u prek edhe nga tërmeti.

Denoncuesi: Kemi ik në Gjermani, kemi marrë një makinë dhe para 5 ditësh, datë 17 po ktheheshim për në Shqipëri edhe në dalje të Kroacisë nuk na pranuan. Na thanë të ktheheshim mbrapsht dhe që nga ajo ditë ne po qëndrojmë në Zagreb. Po qëndrojmë në hotel, po është vështirë. Marrim Ambasadën nuk na japin asnjë zgjidhje, nuk e di ça do bëhet me ne.

Gazetarja: Sa veta jeni gjithsej?

Denoncuesi: Në momentin, që na kanë kthyer në kufi, kemi qenë shumë veta, afro 4-5 makina. Ndërsa tani unë jam vetëm me këtë shokun, të tjerët janë shpërndarë nëpër hotele të ndryshme. Problemi tani është, se filluan dhe tërmetet, s’po ndihemi të sigurtë fare. Të paktën të vijmë në Shqipëri, edhe atje të mbyllur, të paktën të vijmë në Shqipëri.

Gazetarja: Do përpiqemi maksimalisht që t’ju japim një zgjidhje.

Denoncuesi: Dakord! Shumë faleminderit nga ana juaj.

Një tjetër shqetësim vjen edhe nga Itali, ku disa qytetarë kanë mbetur në Bari.

Denoncuesi 2: Fola me ata të Konsullatës, na çuan me bo tamponin këtu në Bari. Dolëm të pastë. Përgjigjet në spital i mori Konsullata këtu në Bari dhe na thanë që nisuni, u nisëm ne. Mirë që u nisëm, harxhuam dhe taksi dhe të gjitha e në fund fare kur shkuam atje, na thanë që nuk mund të kaloni. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi