Ministri Peleshi: Sallaku fitoi çdo sfidë në Forcat e Armatosura, por jo me virusin

Covid-19 i ka marrë jetën komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku në moshën 55-vjeçare.

Lajmi i hidhur u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili shprehet ndër të tjera se:

“Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për komunitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.

Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19”, përfundon mesazhi i ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Gjenerali i Forcave të Armatosura, Ndriçim Sallaku po trajtohej prej disa javësh në spital pasi ishte prekur nga covid-19, por komplikacionet e sëmundjes i morën jetën.

Klan News