Ditët e fundit në Shqipëri është krijuar një debat në lidhje se kur ka hyrë Covid-19 në Shqipëri.

Disa mjekë pretendojnë se infeksionet kanë qenë të pranishme që në Janar të këtij viti dhe jo në Mars, atëherë kur u raportuan rastet e para.

Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi këtë të hënë se nuk ka asnjë provë shkencore që Covid-19 të ketë qenë i pranishëm në Shqipëri që në fillim të vitit.

“Mund t’ju them që Komiteti i Ekspertëve që përbëhet nga ekspertë, epidemiologë, mjekë që kanë ndjekur prej fillimit shfaqen e sëmundjes ecurinë dhe se si është realizuar investigimi epidemiologjik në Shqipëri, nuk ka asnjë të dhënë shkencore deri më tani për ekzistencën e Covid-19 në muajin Janar. Jo nuk ka asnjë evidencë shkencore, po e përsëris dhe njëherë, shkencore të bazuar mbi një evidencë epidemiologjike dhe jo mbi vështrime skanerësh”, tha Manastirliu.

Ministrja paraqiti një grafik, sipas të cilit, sëmundjet respiratore kanë ardhur në ulje krahasuar me vitet e tjera./tvklan.al