Covid-19, karantinohet Lebron James



Covid-19, karantinohet Lebron James

12:15 01/12/2021

Dyshohet pozitiv, ose person kontakti

Mbrëmjen e së martës, ylli i NBA-së i Los Angeles Lakers, LeBron James u la jashtë ndeshjes kundër Sacramento Kings, pasi iu nënshtrua protokolleve të shëndetit dhe sigurisë Covid-19 të kampionatit. Tre orë para se të niste ndeshja, James u njoftua se nuk do të merrte pjesë.

Ai do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 10 ditë. Nuk është e qartë nëse ai ka rezultuar pozitiv me koronavirusin, veçanërisht me variantin Omicron, apo vetëm ka qenë në kontakt të ngushtë me dikë që ka është identifikuar si i infektuar.

Ish-basketbollisti i Cleveland nuk ta përshpejtojë procesin nëse rezulton negativ në dy teste brenda 24 orëve.

Por fakti i thjeshtë që një kampion si ai, i vaksinuar dhe i mbimbrojtur detyrohet të lërë aktivitetin e tij në pritje për disa ditë, tregon se si bota e sportit nuk po shpëton nga Covid.

Për James fillimi i sezonit 2021-22 është për t’u harruar: 11 ndeshje të luajtura nga 23, prej të cilave 8 ishte i dëmtuar dhe 3 të tjera i ndëshkuar.

Tv Klan








Të ngjashme