Lojërat Olimpike të Tokios janë rikthyer në një vatër të nxehtë të Covid-19. Në 24 orët e fundit janë zbuluar 18 raste të reja pozitive, duke e dërguar këtë shifër në 259 raste që nga fillimi i pandemisë, nga të cilët 24 janë atletë dhe 4 operatorë mediatikë.

Një numër i lartë në krahasim me masat dhe rregullat strikte të zbatuara në Fshatin Olimpik, por i ulët në krahasim me pjesëmarrësit dhe personat që gjenden në këtë zonë. Shumë sportistë janë detyruar të heqin dorë nga garat për shkak të infektimit, ku vala më e madhe ka qenë te delegacionet afrikane.

Japonia është në mesin e një vale të re infeksionesh, nxitur dhe nga varianti “Delta”. Autoritetet pranuar se gjatë 24 orëshit të fundit u shënuan 12.341 raste të reja infektimi në të gjithë Japoninë. Kjo është dita e katërt me radhë që Japonia raporton më shumë se 10 mijë raste.

Klan News