Është 25 herë me vdekjeprurës se gripi

Europa dhe pjesa më e madhe e globit po përjetojnë valën e dytë të përhapjes së Covid-19, por duket se tashmë kemi të bëjmë me një virus më të butë sipas një studimi të medias britanike BBC.

Teksa virusi po zgjeron me ritme të shpejta përhapjen, statistikat tashmë po bëjnë gjithnjë e më të qartë veçoritë e Covid-19.  Është konstatuar se infektueshmëria e virusit ka rënë. Në valën e parë, një person infektonte të paktën 3 të tjerë. Ndërsa tani kjo shifër është përgjysmuar.

Deri më tani shumica dërrmuese e të prekurve e kalojnë infektimin me simptoma të lehta, si kolla, temperatura dhe humbja e shijes, të cilat kalohen duke qëndruar në shtëpi. Vetëm 1 deri në 3 mes 100 të infektuare kanë nevojë për kurim në spital, një shifër tepër e ulët krahasuar me viruset e tjera.

Por kush mendon se COVID-19 është një simptomë e ngjashme me gripin, gabohet. Vdekshmëria nga ky virus është 0.5% ose 1 në 200 persona, çka e bën koronavirusin deri në 25 herë më vdekjeprurës se gripi. Të dhënat e deritanishme tregojnë se askush nuk është imun ndaj Covid-19. Edhe pse rastet e riinfektimit janë të pakta, asnjë person nuk ka treguar qëndrueshmëri në kohëzgjatjen e antitrupave.

Tv Klan