Çekia drejt rikthimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Edhe pse infektimet ditore janë gati 3 herë më të ulta se në valën e parë të pandemisë, Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se vendin ashtu si gjithë kontinentin, e pret një periudhë e vështirë nga COVID-19.

Përpara Parlamentit, Merkel shpalosi masat e reja që ndalojnë festat me më shumë se 25 pjesëmarrës dhe grumbullimet në ambiente publike me më shumë se 50 persona.

Qytetarëve u bëri apel të respektojnë rregullat kundër përhapjes, mbajtjen e maskës dhe distancën social, që të ruhet sipas saj ajo çfarë është arritur deri më tani.

“Jam e sigurtë që jeta siç e kemi njohur ne do të rikthehet. Familjet do të festojnë sërish. Klubet, teatrot dhe stadiumet do të jenë sërish plot dhe çfarë gëzimi do të jetë. Por tani duhet të veprojmë me durim dhe arsye që të shpëtojmë jetën tone”.

Gjermania renditet mes vendeve që ia kanë dalë të ruajnë shifra të ulta prej rreth 2 mijë infektimesh ditore gjatë javëve të fundit kur në gjithë globin, rastet e reja janë shtuar në mënyrë drastikie.

Spanja dhe Franca, vendet më problematike të Bashkimit Europian, shënuan shifra më të ulta infektimesh ditore se rekordet e javës së kaluar por që ndodhen gjithsesi pranë 10 mijëshit.

Çekia pritet të shpallë sërish këtë pasdite gjendjen e jashtëzakonshme. Shifrat e infektimeve ditore në këtë vend janë ndër më të lartat në kontinent, në krahasim me numrin e popullsisë. Ndërsa Izraeli që ndodhet në karantinë kombëtare ndaloi çdo lloj tubimi, teksa në vend organizohen vazhdimisht protesta anti-karantinë.

Tv Klan