Liverpool dhe Arsenal rrezikojnë shtyrjen e ndeshjeve

Një ndeshje për 1/8 finale në Champions League është në rrezik për shkak të koronavirusit. Në veçanti, ndeshjet e skuadrave angleze mund të mos luhen për shkak të vendimeve të shumicës së qeverive, që kanë pezulluar fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar.

Liverpool mund të paguajë çmimin për këtë masë. Të kuqtë do të duhet të përballen me Leipzig më 16 Shkurt në transfertë, por ndeshja mund të shtyhet. UEFA po mendon ta shtyjë ndeshjen, ose të këmbejë fushat për të lejuar progres normal.

Kjo është e mundur, sepse banorët e Gjermanisë mund të udhëtojnë në Angli për sa kohë që ata do t’iu nënshtrohen tamponëve, pas kthimit. Edhe ndeshja e Arsenalit në Europa League kundër Benfica, gjithashtu mund të shtyhet.

Në këtë rast situata ndryshon në krahasim me Leipzig-Liverpool. Ndeshja është caktuar për më 18 Shkurt dhe luhet në Londër, por rrezikon të shtyhet, sepse qeveria angleze ka ndaluar ardhjet nga Portugalia.

Ndërsa në kthim, lojtarët e Arsenalit, pasi të kthehen në atdheun e tyre, mund të detyrohen të futen në një periudhë karantine, duke mbetur kështu në izolim. UEFA do të dalë me një vendim më 8 Shkurt, janë disa skenarë, që nga zhvillimi me një ndeshje në fushë neutrale, deri të ndryshimi i fushave apo edhe përjashtimi i ndonjë skuadre.

Tv Klan