Macron: Para çdo vendimi përfundimtar, prioritet kemi rimëkëmbjen ekonomike

Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar se reformat e tij të pensioneve nuk mund të vazhdojnë siç ishin planifikuar para krizës së COVID-19.

Sistemi i kushtueshëm i pensioneve të Francës, thelbësore në përpjekjen e tij për një treg pune më fleksibël dhe më konkurrues, çoi në një protestë nga shumë sindikata, shkaktoi disa javë grevash transporti dhe u bllokua më vonë kur pandemia goditi ekonominë.

Plani përfshinte ngritjen e moshës me dy vjet në 64 të bazuar në pikë.

Reforma e sistemit të pensioneve e cila i kushton qeverisë 14% të prodhimit ekonomik, ishte një nga premtimet kryesore të fushatës së Macron para zgjedhjes së tij në 2017.

Kreu i Elizesë ka deklaruar se do të rishikojë rimëkëmbjen ekonomike dhe financat publike të vendit përpara se të merrte një vendim përfundimtar.

Me zgjedhjet e reja presidenciale që priten në pranverë 2022, Macron duhet të vendosë nëse do të rrezikojë të çojë përpara reformën, ose të hartojë një plan të ri.

Klan News