Studiuesit kanë zbuluar se pandemia Covid-19 ka një ndikim të thellë dhe negativ tek individët me çrregullime të ngrënies.

Ndërsa është e qartë se virusi është duke pasur një efekt domethënës në popullatën globale, studimi i fundit tregon se pandemia shkakton sfida shtesë, unike për individët me çrregullime të ngrënies.

Rezultatet tregojnë që ndryshimet në jetën e përditshme si rezultat i bllokimit dhe distancimit shoqëror mund të kenë një ndikim të dëmshëm në mirëqenien e një individi.

Studimi tregon ndikime në mirëqenien psikologjike, përfshirë ulje të  vetëkontrollit, stres dhe izolim social.

Ekipi i hulumtimit paralajmëron se pasojat e virusit tek individët me çrregullim të të ngrënit gjatë pandemisë mund të jenë të rënda, duke bërë që kushtet e disa njerëzve të përkeqësohen edhe më tepër./tvklan.al