FIFA dhe UEFA marrin masa të reja

Situata e rënduar në mbarë botën për shkak të koronavirusit ka bërë që të rriten masat nga të gjithë organizmat e futbollit në glob.

Për momentin FIFA ka pezulluar rregullin sipas të cilit klubet janë të detyruar të lejojnë futbollistët që do të grumbullohen nga përfaqësueset për impenjimet ndërkombëtare. Kjo masë do të jetë e vlefshme për datat e lira në Mars dhe Prill.

Pas UEFA-s që anuloi ndeshjet e Champions dhe Europa League, Konfederata Afrikane e Futbollit ka shtyrë ndeshjet kualifikuese për Kupën e Afrikës.

Në Itali klubi i Sampdorias njoftoi se veç Manolo Gabbiadini, edhe 4 futbollistë të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19. Kombëtarja italiane anuloi miqësoret e luksit kundër Gjermanisë dhe Anglisë.

Edhe Federata Angleze anuloi miqësoren me Danimarkën. Ndërsa të gjithë kampionatet e futbollit profesionist në Skoci janë shtyrë për një datë të pacaktuar.

Tv Klan