Shtypi: Simptomat ngatërroheshin me gripin pasi nuk bëheshin testime

Koronavirus ka qarkulluar në Itali më parë se 26 Janari, kur u zbulua i ashtuquajturi pacienti zero në qytezën e Codogno. Mediat italiane citojnë të dhënat e disa analizave të Task Forcës shëndetësore që tregojnë se në Janar ka pasur të paktën 1200 pacientë të infektuar nga COVID-19 në rajonin e Lombardisë. 160 prej tyre ndodheshin në Milano.

Sipas shtypit italian, simptomat e COVID-19 ngatërroheshin me ato të gripit të zakonshëm. Kështu koronavirusi përhapej pa u gjurmuar dhe kjo është një nga arsyet përse në Itali është përhapur aq shumë.

Aktualisht pacienti zero konsiderohet një turist kinez, i cili rezultoi pozitiv gjatë qëndrimin në një hotel në Romë. Një javë më pas pozitiv rezultoi edhe një shtetas italian rezident në Codogno, i cili kishte udhëtuar më parë drejt Kinës.

Rastet u shtuan pas 21 Shkurtit, kur autoritetet nisën fushatën e testimeve, që po vijon edhe sot. Kjo mund të jetë një nga arsyet pse pas kësaj date pati rritje të menjëhershme të numrit të të infektuarve, të cilët mesa duket janë infektuar brenda një periudhe të gjatë kur nuk gjurmohej koronavirusi.

Tv Klan