Universiteti i Harvardit: Më shumë pacientë në spitale sesa në Gusht 2018

Koronavirusi mund të ketë nisur të përhapet në Kinë që në fund të Gushtit 2019, rreth 4 muaj para se Pekini të njoftonte OBSH-në për rastet e para të infektimit nga koronavirusi. Dyshimet hidhen në një studim të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Harvardit.

Ekspertët e këtij universiteti kanë kqyrur pamjet satelitore të spitalit të madh të Wuhanit dhe kanë konstatuar se në fund të muajit Gusht dhe në fillim të Shtatorit të vitit të kaluar, ka pasur shtim të ndjeshëm të automjeteve në parkingjet përreth këtij institucioni.

Ata numëruan 285 automjete të parkuara, ndërsa për të njejtën periudhë të 2018-ës kishte vetëm 171 automjete. Bëhet fjalë për një rritje me mbi  60% e numrit të parkimeve dhe shtim me 90% të qarkullimit të automjeteve përreth spitalit.

Të dhënat tregojnë se po ashtu, në Baidu motorin më popullor në Kinë të kërkimit në internet, ka pasur rritje në të njejtën periudhë të kërkimeve për trajtimin e simptomave të COVID-19 si kollë e diarre. Për Pekinin zyrtar, studimi i Harvardit është qesharak. Dyshime për përhapje më të hershme të COVID-19 janë hedhur edhe në Shtetet e Bashkuara, Itali e të tjera vende që kanë lidhje të ngushta tregtare me Kinën.

Tv Klan