Në mbështetje të ligjit “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, Kodit të Punës dhe vendimit të Komitetit të Përkohshëm për infeksionin e përhapur nga Coronavirusi, OSHEE lëshoi një urdhër me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019.

Pika e parë është kufizimi i veprimtarive dhe reduktimi i numrit të punonjësve deri me 50% që do të jenë në detyrë, përmes orientimit dhe organizimit të eprorëve përkatës.

OSHEE ka urdhëruar ndalimin e punimeve në rrjetin elektrik (remontet, investime), përjashto rastet e defekteve, me qëllim furnizimin normal me energji elektrike.

Lidhur me shërbimet që ofrohen në mjedise të mbyllura, antarët e stafit që shërbejnë në marrëdhëniet me klientët, duhet të respektojnë me rigorozitet masat profilaktike të rekomanduara (maska, doreza, mjete higjene dhe desinfektuesit e mjedisit, etj.), duke respektuar distancat minimale të qëndrimit prej jo më pak se 1 metër largësi nga kolegët dhe klientët.

Drejtuesit e njësive organizative po masat për reduktimin e fluksit të klientëve në shërbimet për publikun, duke rekomanduar klientët të përdorin alternativa të tjera komunikimi.

Për të evituar rradhët dhe kontaktet pranë sporteleve tona në lidhje me shërbimet që kanë të bëjnë me kërkesë-ankesat mund të përdorni kontaktet:

04 22 74 141
[email protected]
[email protected]
www.oshee.al/online

Për Kryerjen e Pagesave Mund të përdoren Pikat Alternative:
⁃ Western Union, Money Gram, Easy Pay, Pikat Kastrati, Raea
⁃ Aplikacionet Bankare E-Banking
⁃ Portalin Qeveritar E-Albania
⁃ Sportelet e bankes
⁃ Sportelet e postes

Në mënyrë që të sigurohet ruajtja e distancave të sigurta, shërbimet të duke ofruar shërbime për jo më shumë se tre klientë në të njejtën kohë./tvklan.al