Covid-19 pezullon punën në Gjykatën e Tiranës

Covid-19 pezullon punën në Gjykatën e Tiranës

17:25 04/11/2020

Të infektuar gjyqtarë dhe punonjës, 3 ditë vetëm masat urgjente

Gjykata e Tiranës ka pezulluar punën për vijimin e proceseve gjyqësore deri në datën 9 Nëntor. Ky vendim ka ardhur pas infektimit me Covid-19 të disa prej punonjësve të këtij institucioni dhe për këtë është vendosur pezullim i proceseve gjyqësore.

Tashmë në këtë gjykatë do të shqyrtohen vetëm masat me karakter urgjent. Një ditë më parë edhe gjykata e Vlorës është mbyllur deri në datë 11 Nëntor, për shkak se 4 gjyqtarë dhe 6 sekretare janë infektuar me koronavirus.

Tv Klan





Të ngjashme