Covid-19 pushton botën, mbi 16.5 milionë të prekur


Covid-19 pushton botën, mbi 16.5 milionë të prekur

14:12 30/07/2020

SHBA më të goditurat, kurba tregon fuqinë e virusit

Shifrat në rritje dita ditës të të prekurve dhe viktimave nga Covid-19 tregojnë qartë se virusi nuk e ka humbur fuqinë e tij. Nga 16.5 milionë të prekur në të gjithë botën, më shumë se gjysma ose mbi 8.8 milionë jane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Vendi më i goditur të mërkurën regjistroi 61.400 raste të reja dhe 1,074  viktima, kurse një ditë më parë ishin 33.884 raste të reja dhe  1.013 të vdekur.

Pas SHBA, Brazili ka shpërthimin e dytë më të madh në botë, si në numrin e rasteve ashtu edhe në numrin e vdekjeve. Të mërkurën numri total i të prekurve shkoi në 2.5 milionë, me 70 mijë raste të reja vetëm në një ditë. 30 mijë më shumë se një ditë më parë.  90 mijë të tjerë kanë humbur jetën, prej të cilëve 1.595 në 24 orët e fundit, mbi 600 më shumë se një ditë më parë.

Në Europë ndërkohë i tremben një vale të dytë të virusit. Ministri britanik i Shëndetësisë tha se nuk do të hezitojnë të forcojnë masat deri në rikthim te karantinës nëse do të jetë e nevojshme. Banorët e Madridit, i 18 në Spanjë që implementon këtë masë, u pajtuan gjerësisht të enjten me rregullin e ri, që i bën maskat të detyrueshme kudo e në çdo kohë.

Në Viktoria të Australisë ndërkohë është rritur numri i vdekjeve dhe i të prekurve, duke rritur shqetësimin se bllokimi gjashtë javor nuk po funkionon. Vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 13 persona dhe mbi 700 të tjerë u konfirmuan pozitivë.

Tv Klan




Të ngjashme