Karantina e pamundur për shkak të kushteve ekonomike

Rreth 40 banorë të lagjes numër 14 në Durrës janë ngritur në protestë pasi mbyllja e tregjeve dhe bizneseve ka rënduar situatën e tyre ekonomike.

Pjesa më e madhe e komunitetit punojnë si tregtarë të veshmbathjeve, por mbyllja e tyre nga koronavirusi i ka gjetur të papërgatitur.

“Kemi nevojë për ushqime, për maska, për doreza se ne punojmë me bidona. Ne punojmë sot, hamë sot. Ato që kishim rezerva i kemi mbaruar, po na qajnë kalamajt për bukë”.

“Nuk kam asnjë kokërr Leku për të shkuar te dyqani. Ç’a do hamë ne”?

“Unë rroba nuk shes se nuk merr njeri. Ç’a do të bëj”?

Ata kërkojnë nga autoritetet të marrin masa edhe për dezinfektimin e mjediseve ku jetojnë.

“Unë rroba nuk shes se nuk merr njeri. Ç’a do të bëj”.

“Jemi në mëshirë të fatit. Marrim ambulancat, nuk na vijnë”.

“Të paktën të kemi ilaçe, sapuna, dezinfektues”.

Me të njëjtën situatë të vështirë ekonomike po përballen edhe dhjetëra familje në qytetin bregdetar, te cilët shpenzimet mujore i siguronin nga vetëpunësimi.

Tv Klan