Studimi britanik tregon se koronavirusi mund të shkaktojë Parkinson dhe demencë

Më shumë se 1/3  e njerzve që e kanë kaluar Covid-19, ka shumë të ngjarë që janë prekur nga depresioni si dhe kanë pësuar goditje në tru.

BBC raporton se pacientët që pranohen aktualisht në spital ose në kujdes intensiv kanë një rrezik të lartë të preken nga problemet psikologjike.

Shkencëtarët nga Universiteti i Oskfordit arritën në përfundim se probeleme të tilla mund t’u zgjasin për të paktën 6 muaj.

Nga përpunimi i të dhënave të miliona personave që e kanë kaluar Covid-19 në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara është konstatuar rritje e mundësisë për të zhvilluar 14 lloje problemesh që lidhen me trurin dhe sistemin nervor, ku përfshihet edhe Parkinsoni, demenca, psikoza apo çrregullimet e papritura të humorit e ankthit.

Studimi ishte vëzhgues, kështu që studiuesit nuk mund të thoshin nëse Covid kishte shkaktuar ndonjë nga diagnozat.

Pjesëmarrësit përputheshin nga mosha, gjinia, përkatësia etnike dhe kushtet shëndetësore, për t’i bërë ato sa më të krahasueshme që të ishte e mundur.

Shkencëtarët thonë se pacientët që e kalojnë koronavirusin kanë 16% mundësi  që të kalojnë infeksione të tjera në rrugët e frymëmarrjes dhe 44% më shumë se ata që kalojnë gripin për të patur këto çrregullime.

Klan News