Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar se në ndryshim nga java e shkuar, këtë javë është vënë re një rritje e vizitave në bashkitë dhe fshatrat e vogla.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se nga 1-2 vizita që kishte një javë më parë, sot numëron 10-20 vizita në këto zona, që mjeku i cilëson si vatra që duhen monitoruar.

“Qendra ndërkombëtare mjekësore vazhdon monitorimin e situatës, tregon një qëndrueshmëri të numrit të thirrjeve. Jemi tek 1700-1800 thirrje në 24 orë. Ka një ulje të numriut të vizitave në banesë, nga 550-600 që ka qenë në periudhëm më të vështirë të pandemisë, jemi tek 400 në këto momente. Po ashtu nga 223 që ishte fillimi i Marsit, në këtë moment jemi poshtë numrit 100. Kryeson si zakonisht Tirana me 39%, Fieri, Vlora, Durrësi, Elbasani, Korça, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Peshkopia. Në këto 2 muaj janë kryer që nga 1 shkurti, 27 mijë vizita në total nga fillimi i pandemisë.

Ajo që kemi vënë re është përhapja në bashkitë dhe fshatrat e vogla, të numrit të vizitave të Covid-19. Nëse dy javë më parë ishin 1-2 vizita, sot jemi nga 10-20, pra tregon konfirmimin e covid në këto zona që janë vatra për t’u vlerësuar dhe monitoruar në këto momente. Do t’u kërkonim qytetarë që të respektojnë masat”, tha Brataj./tvklan.al