Rritje enorme të rasteve të reja me Covid-19 në vend mbi 60% mblodhi anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për të diskutuar për situatën epidemiologjike në vend. Përkundër rritjes së infektimeve, lajm i mirë është se nuk ka rritje të pacientëve që trajtohen nëpër spitale dhe rasteve që përfundojnë me fatalitet.

Për momentin nuk ka kufizime, por autoritetet e shëndetësisë rekomandojnë rikthimin e maskave në institucionet shëndetësore dhe në transportin publik. Grumbullimi, dasmat dhe ahengjet familjare paraqiten si shkaktarë të rritjes së infektimeve. 

“Faktori që kemi rritje të rasteve me Covid-19 janë edhe dasmat. Këtu në Maqedoninë e Veriut ende nuk është shprehur mirëpo në rajon dhe Evropë kemi raste të reja në rritje e sipër që po mendohet edhe për masa që mund të merren për kufizime të caktuara”.

Për vendin tonë nuk është diskutuar për ndonjë kufizim?

“Jo nuk kemi diçka të tillë, pasi situata nuk është alarmante kemi një rritje standarde, parametër kryesor të rritjes së masave mbeten rastet e vdekshmërive dhe trajtimi në kushte spitalore apo hospitalizomi”.

Ndërkohë në vend ende nuk janë të detektuar rastet e nënvarianit BA 3 dhe 4, ndërsa në 31 monstra është detektuar varianti BA2.

“Kemi të evidentuar 31 raste të variantit Omicron BA2. Jemi në proces të sekuencionimit edhe të rasteve BA 3 dhe 4 që janë më të shprehura në vendet tjera në Afrikë dhe Evropë”.

A ka raste të tilla ne vendin tonë?

“Nuk i kemi detektuar akoma sekuencionimin e nënvariateve të Covid 19 BA 3 dhe 4”. Gjatë kësaj jave shifrat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar për mbi 100 raste të reja për çdo ditë. Për ditën e sotme njoftohen 148 infektime të reja me COVID-19 dhe 1 viktimë, duke e çuar në 9.323 numrin total të rasteve të vdekjeve në Maqedoninë e Veriut. 

Klan Macedonia