Hepatiti akut i shfaqur tek fëmijët në dhjetëra raste në mbarë botën mund të ketë lidhje edhe me infektimin me Covid. Studime të ndryshme të publikuara së fundi thonë se infektimi me Covid-19 mund të jetë shkaktar jo i drejtpërdrejtë i hepatitit.

Shumica e fëmijëve, të cilëve u është shfaqur hepatiti akut, nuk rezultojnë në listat e personave që kanë kaluar koronavirusin. Më shumë të prekur mes tyre ka pasur nga një lloj adenovirusi i njohur si 41F, i cili në fakt nuk shkakton dëmtim të mëlçisë.

Megjithatë, njëri nga studimet publikuar në revistën Medarkajv thotë se duke vaksinimi anti-Covid nuk rekomandohet për fëmijët, ata me hepatit mund ta kenë kaluar koronavirusin si asimptomatikë.

Këtë hipotezë e mbështet edhe studimi tjetër i publikuar në revistën Lanset, që thotë se prania e pjesëzave të mbetura të Covid-it mund të ketë nxitur reagim të tepruar të sistemit imunitar kundër pranisë edhe të adenovirusit.

Kjo ka bërë që proteinat inflamatore mbi norma të kenë shkaktuar dëmtim të mëlçisë.

Tv Klan