Kroacia e pakënaqur për trajtimin, skandal të Skocia pasi talenti i ekipi rezultoi pozitiv

Covid-19 është një nga armiqtë kryesorë të mbarëvajtjes së Kampionatit Evropian. Skuadrat dhe stafet mjekësore aplikojnë rregulla rigorozë që të shmangin infektimet, por lojtarë të infektuar ka. I fundit është talenti 20-vjeçar i Skocisë.

Talenti i Skocisë Billy Gilmour rezultoi pozitiv me Covid-19, tri ditë pasi ai u shpall “njeriu i ndeshjes” në takimin e luajtur kundër Anglisë më 18 Qershor në stadiumin “Uembli”.

Futbollisti është vetëizoluar për 10 ditë, ndërkohë që nuk do të jetë në takimin e fundit të grupit ndaj Kroacisë, ku të dyja ekipeve u duhen fitorja me patjetër.

Federata Skoceze e Futbollit njoftoi se asnjë lojtar tjetër nuk është infektuar ose identifikuar si kontakt i ngushtë me 20-vjeçarin, e kjo do të thotë se të gjithë do të jenë të gatshëm për sfidën.

Testit iu nënshtruan 25 futbollistë skocezë. Por kjo çështje ka sjellë debat. Në kampin kroat janë të pakënaqur me mënyrën se si ata janë trajtuar.

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç këmbëngul se skuadra e tij është në disavantazh për shkak të mospërputhjeve në rregullat e Covid-19 për personat që kanë pasur kontakt të afërt.

Kombëtarja ballkanase u detyrua që të ndryshojë kampin stërvitor nisur nga rregullorja për kontaktin e afërt. Ata u stërvitën në Kroaci, në pamundësi për të udhëtuar drejt Gllasgout.

Trajneri gjithashtu mendon se ata janë dëmtuar nga fakti se do të mungojnë fansat në stadiumin “Hampden Park” të Gllasgout. Daliç shpreh pakënaqësi se përse Kroacia e tij trajtohet ndryshe nga Skocia.

Ndërkohë që ylli i ekipit skocez Andy Robertson, ka ndezur debatin pasi publikoi e pastaj fshiu një video të tij duke luajtur ping-pong me shokun e ekitpi John McGinn dhe Gilmour që rezultoi pozitiv.

Panik pati edhe tek Anglia, pasi skocezi në përfundim të takimit përqafoi shokët e tij te Çelsi Mount dhe Çilluell. Pas ekipi dhe stafi kryen testet, përgjigjet ishin negative.

Klan News