Hidroksiklorokina ka dhënë rezultate të mira te pacientët

Hidroksiklorokina, ilaçi kundër malaries, do t’i nënshtrohet testimeve tek njerëzit për të vërtetuar nëse është apo jo efektiv, në kurimin e pacientëve me koronavirus. Provat do t’i bëjë kompania zvicerane e prodhimit të ilaçeve Novartis. Kjo firmë arriti një marrëveshje me administratën për barnat dhe ushqimin në Shtetet e Bashkuara, organi më i lartë shtetëror që autorizon prodhimin e ilaçeve.

Kompania zvicerane do të nisë rekrutimin e 440 pacientëve vullnetarë për kryerjen e testimit dhe provat tek ta, pritet të nisin brenda pak javëve në dhjetëra klinika të ndryshme në Shtetet e Bashkuara. Pacientët do të ndahen në tre grupe për të shqyrtuar efektet e hidroksiklorokinës.

Grupit të parë të vullnetarëve do t’i jepen vetëm doza hidroksidklorokine. Të dytit, hidroksiklorokina do i kombinohet me antibiotikun azitromicinë. Ndërsa tek grupi i tretë do të testohen qetësues të thjeshtë.

Prej muajsh, kompania Novartis po punon për krijimin e një kure kundër Covid-19s dhe faza e testimit tek njerëzit është përfundimtare. Firma zvicerane ka gati 130 milionë tableta që do t’i japë në formë donacionesh për kurimin e Covid-19 në gjithë globin.

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur në favor të përdorimit në klinika të hidroksiklorokinës për kurimin e pacientëve me koronavirus. Ky ilaç, përveçse kundër malaries, përdoret edhe për të kuruar artritin dhe disa llojeve të inflamacioneve të lëkurës. Përdorimi i hidroksiklorokinës ka shëruar një pjesë të madhe të pacientëve me koronavirus në klinikat e disa vendeve europiane dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, disa ekspertë hedhin dyshime për efektshmërinë e saj, ndërsa thonë se shkakton efekte të rënda anësore që mund të çojnë deri në vdekje.

Për zbulimin dhe nxjerrjen në prodhim të ilaçeve duhet një kohë shumë herë më e shkurtër, prej vetëm pak muajsh, krahasuar me disa vite që nevojiten për prodhimin e vaksinave.

Tv Klan