Covid-19: Ulen ndjeshëm infektimet, asnjë humbje jete





Covid-19: Ulen ndjeshëm infektimet, asnjë humbje jete

17:39 15/08/2022

Rastet e infektimit me Covid-19 janë ulur ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 89 raste të reja.  Për fat të mirë, nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit Sars-Cov2.  Në 24 orët e fundit janë kryer 321 testime, ndërsa 179 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 321 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 89 qytetarë, në këto bashki:

30 në Tiranë, 10 në Kurbin, nga 9 qytetarë në Kavajë, Lushnje, 8 në Pogradec, 5 në Dibër, 3 në Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mallakastër, Vlorë, Berat, Bulqizë, Gramsh, nga 1 qytetar në Shkodër, Sarandë, Përmet.

Janë 3,331 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 179 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,991 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al













Të ngjashme