150 shtretër në dispozicion dhe staf i trajnuar

Fundi i tetorit do të shënoje dhe çeljen e spitalit Covid 3 i cili gjendet në godinën e ish-kirurgjive ne qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.

Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastriliu, teksa së bashku me kryeministrin Rama inspektuan strukturën e re të përshtatur për trajtimin e të infektuarve me Covid.

“Ne të dyja strukturat Covid kemi 40-50 shtretër të lirë. Por duke parë trendin e rasteve në rritje mendojmë brenda javës të hapim edhe Covid3. Ndërkohë që kemi dhe Covid4 me rreth 100 shtretër i cili dhe ai është gati. Doktorët dhe infermierët janë gati për të filluar në çdo moment që do të jetë e nevojshme”.

Covid 3 do të ketë 150 shtretër, një njësi reanimacioni. “Sipas protokollit që ka përcaktuar shërbimi infektiv çdo gjë është vendosur dhe është gati. Janë pajisur dhomat me monitorë, respiratorë dhe linjat e oksigjenit”

Personeli që do të shërbejnë në strukturën e spitalit Covid3 është përzgjedhur dhe trajnuar prej disa muajsh. Shefja e spitalit Infektiv Prof. Najada Çomo tha se pacientët në Shqipëri trajtohen sipas protokolleve mjekësore të njëjta si kudo në botë dhe ofrohet falas.

 “Ne kemi gjithçka që thuhet në botë, të gjitha protokollet e nevojshme.Së fundmi edhe me remdesivirin”.

Spitali COVID3 do të jetë në administrim të spitalit Infektiv në përgjigje të fluksit të shtuar të pacientëve me COVID19.

Tv Klan