Qato: Të shtruar edhe 20-vjeçar, gjendja e mesme e rëndë

15 deri në 20 të infektuar me koronavirus kanë nevoje për shtrim urgjent në spital gjatë 24 orëve. Mjekët thonë se kjo shifër në rritje, ndërsa gjendja e të shtruarve është e mesme ose e rëndë.

“Po ruajmë një numër konstant mbi 15 deri në 20 është një numër konstant. Në dy spitalet Covid 1 dhe 3 po punojmë me një numër pacientësh që dita-ditës ka një rritje konstante, praktikisht në terapi intensive janë 4 pacientë, por dhe në pavione ka pacientë që janë të graviteteve të ndryshme, forma të lehta nuk kemi nga forma të mesme deri në të rënda”.

As të rinjtë nuk po kursehen nga format e rënda, shumica e tyre janë të pavaksinuar.

“Grupmosha nga 20-30 deri në mosha të treta, vazhdojmë të kemi persona të vaksinuar, por përveç se është në një numër të vogël, shohim se ja dalin shumë mire se ato që janë pavaksinuar”.

Të gjitha rastet e shtruara në spitalet Covid 1 dhe 3 paraqiten në shërbimin e urgjencës në gjendje të rënduar, pasi kanë kaluar disa ditë trajtimi ambulator.

Ekspertë i cilësojnë ditët e para të sëmundjes të gënjeshtra, pasi të infektuarit kanë pak shenja dhe agravimi vjen në mënyrë të menjëhershëm. Ata apelojnë për vaksinim si e vetmja forme për të parandaluar fatalitetet.

Tv Klan