COVID dëmton edhe lëkurën e flokët



COVID dëmton edhe lëkurën e flokët

15:50 14/01/2021

Dermatologët: 19% e të prekurve kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Një nga efektet anësore të koronavirusit është vënë re edhe mbi lëkurën dhe flokët. Dermatologët thonë që problemet me lëkurën nisin që në fillim të sëmundjes.

“19 % e personave të prekur kanë kërkuar ndihmë mjekësore për sëmundje siç mund të jenë, lecione në lekstremitetet e poshtme në lidhje memorthin, urtikaria, rash eritematoz.”

Por edhe pasi sëmundja kalon pasojat e saj mbeten dhe më e dukshme është tek rënia e flokëve në mënyre masive.

“Janë te njohura rastet për rëine të flokëve që manifestohet 56 ditë pas kalimit të COVID, rëndesa është në bazë të shkallës së sëmundjes, stresi mjekimet, çojnë në rënie flokësh dhe mungesa e oksigjenit shoqërohet me rënie të flokëve.”

Sipas studimeve botërore 24% e pacientëve të prekur nga koronavirusi, kanë rënie të flokëve, dëmtim të thonjve dhe hiperpigmentim të lëkurës apo tharje të saj. Të gjitha këto problematika janë të kurueshme dhe trajtohen brenda 3 muajve.

Tv Klan






Të ngjashme