Covid “liron” Ronaldon



Covid “liron” Ronaldon

18:53 30/10/2020

Ka marrë fundi ankthi për Cristiano Ronaldon. Futbollisti portugez ka rezultuar negativ në tamponin e fundit për koronavirus dhe në këtë mënyrë mund t’i kthehet fushës së blertë.

“Testi rezultoi negativ. Lojtari është rikuperuar pas 19 ditësh dhe nuk është më subjekt i izolimit në shtëpi”, thuhej në një deklaratë të Juventusit.

Ronaldo është i disponueshëm për Pirlon në ndeshjen që bardhezinjtë do ta luajnë përballë Spezia-s.

Ronaldo ka munguar në 4 ndeshje, të cilat nuk kanë përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme për “Zonjën e Vjetër”. Kjo pasi për shkak të Covid, ai mungoi në ndeshjen përballë Barcelonës, ndërsa Juventus humbi me rezultatin 0-2.

Ronaldo u zbulua se ishte i infektuar më 13 Tetor gjatë kohës që ishte i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë. /tvklan.al





Të ngjashme