Kujdesi shëndetësor francez përsëri në një “gjendje krize

E goditur rëndë nga koronavirusi, aktualisht me më shumë se 4 milionë raste dhe 117 mijë viktima, vendi evropian me më shumë viktima, Mbretëria e Bashkuar ka reaguar më një fushatë masive vaksinimi. Mbi 15 milionë njerëz nga gati 67 milionë banorë në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë tashmë dozën e tyre të parë të vaksinës Covid-19. Ndërkohë që Kryeministri Boris Johnson e përshkroi atë si një “arritje të jashtëzakonshme”. Vaksinimi tashmë pritet të shtrihet në grupmoshën mbi 65 vjeç dhe në njerëz klinikisht të prekshëm.

I kënaqur ka komentuar Boris Johnson në rrjetin social, teksa është shprehur: “Në Angli unë mund t’ju them se tashmë kemi ofruar vaksina për të katër grupet e para me përparësi, njerëzit më të rrezikuar nga Covid-19. Duke arritur qëllimin e parë që i kemi vendosur vetes”, u shpreh Johnon. Përsa i përket numrit të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 mijë raste.

Nga ana tjetër të dhënat e reja për infeksionet në Francë vazhdojnë të mos jenë të mira, mbi 16 mijë raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë që shërbimi shëndetësor francez po punon për një plan krize, në mënyrë që të rritet numri i shtretërve spitalore në dispozicion, të shtyhen operacionet jo urgjente dhe të mobilizohen të gjitha burimet e personelit mjekësor.

Në republikën çeke qeveria ka miratuar thirrjen e një gjendje të re të jashtëzakonshme, pavarësisht se parlamenti i tha jo një zgjatje të mëtejshme të kufizimeve të enjten e kaluar. Babis është shprehur se ishte shume i lumtur që mbizotëroi mendja e shëndoshë. Ai sheh me rëndësi bashkëpunimin për të bërë më të mirën që të mbrohet jeta e qytetarëve. 

Përtej kufirit policia gjermane kreu kontrolle në automjetet që hynin në Gjermani nga Republika Çeke, në zbatim të rregullave të reja të miratuara nga Berlini.

Klan News