4 mijë foshnje kanë ardhur në jetë në dy muajt e parë të vitit

Përpara një viti ishte e paimagjinueshme që festa e mësuesit, 7 Marsi, të përkujtohej përballë një spitali. Viti i pandemisë ishte i pazakontë edhe për mësuesit, e në disa prej tyre pati kosto edhe jetën. Vetëm gjatë ditëve të fundit, 2 arsimtarë humbën jetën, ndërsa të paktën 6 të tjerë po luftojnë në këto momente me Covid-19.

Vendimet e një kohë të vështirë për ta kaluar mësimin në formë të kombinuar apo vetëm online, nuk mundën t’i shmangin infektimet apo fatalitetet në radhët e mësuesve.

Më rritjen e numrit të rasteve të reja janë shtuar edhe mungesat në radhën e arsimtarëve të përhershëm. Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se në të gjithë shkollat e vendit janë aktualisht të aktivizuar rreth 300 mësues provizorë.

Zëvendësimet e detyrueshme janë kryer si rrjedhojë e mungesave nga infektimet me Covid -19, të vetëizolimit të përkohshëm, apo edhe të tjera shkaqe momentale. Numrin më të lartë të zëvendësimeve e ka Tirana, pasuar nga Durrësi, Elbasani dhe Shkodra. Në rritje ka ardhur edhe numri i mungesave nga radhët e nxënësve, e cila kap një mesatare ditore prej 10 000 mungesash.

Tv Klan