ISHP: 7 për qind e të dyshuarve rezultojnë pozitiv

Ashtu siç po ndodh në SHBA dhe disa vende të Europës, edhe në Shqipëri nga java në javë janë rritur infektimet me Covid-19.

Sipas Institutit të shëndetit publik nga 846 raste të dyshuara në një javë, 65 rezultojnë pozitiv, ose gati 8% e rasteve.

“Vetë stina e dimrit favorizon grumbullimet, vetë festat, dhe sigurisht reflektohet në rritjen e numrit të rasteve.”

Covid-19 po bashkëqarkullon në popullatën shqiptare bashkë me gripin, që aktualisht po dominon, pasi 20% e rasteve të dyshuara rezultojnë pozitiv.

“Situata e gripit ka një kthesë, ka një predominim në popullatën shqiptare. Aktualisht kemi forma të mesme dhe të mesme, dhe asnjë rast të intubuar.”

Shenjat e shfaqjes së Covid-19 dhe gripit ngjajnë me ato të një infeksioni viral.

“Pra fillon me një dhimbje koke, temperaturë, gërricje fyti.”

Për të shmangur rastet e rënda, ekspertët rekomandojnë edhe vendosjen e maskës, por jo me detyrim.

“Vendosja e maskës nëse një individ preferon, sigurisht që është e rekomanduar, vaksinimi është një armë e fuqishme.”

Covid-i dhe gripi po bashkëqarkullojnë me infeksionet respiratore që kanë sjellë fluks pacientësh në qendrat shëndetësore.

Tv Klan