Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka konfirmuar sot se është prekur me COVID-19. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Duda është në gjendje të mirë shëndetësore.

48-vjeçari u testua të premten dhe rezultoi i infektuar, por ende nuk dihet se ku mund të ketë marrë virusin.

Duda ditët e fundit ka zhvilluar aktivitetet normalisht dhe pak ditë më parë u takua me Presidentin Bullgar Rumen Radev, i cili tashmë është karantinuar.

Ai gjithashtu u takua me Presidentin Estonez Kersti Kaljulaid, po ky i fundit pas testit të kryer ka rezultuar negativ.

Nuk kam asnjë simptomë, veçanërisht ato serioze si mungesa e shijes ose mungesa e nuhatjes, por rezultati i testit është absolutisht i qartë,” tha Duda në një mesazh në mediat sociale.

Ndërkohë të premten në Poloni u konfirmuar dhe 13,600 raste të reja me COVID-19. Vendi ka mbyllur disa shkolla dhe restorante për shkak të numrit të madh të këtyre rasteve./tvklan.al