Rekord i zi, 21 viktima nga Covid



Rekord i zi, 21 viktima nga Covid

17:40 25/02/2021

986 raste të reja të konfirmuara me koronavirus

Asnjë ditë tjetër numri i viktimave nga koronavirusi nuk ka qenë kaq i lartë, që nga fillimi i pandemisë. Me 21 humbje jete në 24 orë, të dhënat servirin një rekord tjetër negativ në fund të këtij muaji. Më i riu ndër viktimat, thonë autoritetet, ishte 48 vjeç.

I lartë mbetet edhe numri i rasteve pozitive të zbuluara në një ditë. Nga 3691 testime janë konfirmuar 986 persona me Covid, duke e zgjeruar virusin në më shumë se 35 mijë raste aktive në vend.

Vatra kryesore e infeksionit mbetet Tirana, ku janë zbuluar edhe numri më i madh i rasteve aktive, e ndjekur nga Korça, Tepelena dhe Fieri.

Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1031 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 10,135 vaksinime anti-Covid.

Tv Klan







Të ngjashme