AMA jep edhe 3 muaj kohe për dixhitalizimin ne 4 qarqe

30 Shtatori 2020 është afati përfundimtar për dixhitalizimin e transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të hënë nga Anëtarët e Bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive pas informacioneve që tregojnë se situata e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka krijuar vështirësi në finalizimin e këtij procesi.

Nga monitorimet e kryera rezulton se nuk ka përfunduar plotësisht infrastruktura e transmetimit dhe se operatoret lokale nuk e kanë mbështetur programin e tyre në ndonjë rrjet numerik. Janë instaluar pikat e transmetimit në bashkitë kryesore të këtyre qarqeve, por ndërkohë mbeten pa sinjal disa bashki të tjera.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka sqaruar se në vendimin për të shtyrë fikjen e transmetimeve analoge, ka marrë në konsideratë edhe faktin që kjo kohe përkon me sezonin turistik, që është dëmtuar rëndë nga pandemia. Për ta përmbyllur deri më 30 Shtator 2020 kalimin e transmetimeve nga analogu në dixhital, Autoriteti i Mediave Audiovizive thotë se kjo periudhë 3-mujore do të monitorohet në vijimësi, në këto qarqe.

Tv Klan