Studimi përcakton grupmoshat që janë më të rrezikuara nga virusi

COVID vret më shumë se gripi i zakonshëm, dhe më shumë në vendet e pasura. Një studim i Imperial College i Londrës ka vënë rregull mbi të gjitha statistikat e valës së parë të pandemisë koronavirus. Rezulton se në vendet e varfra vdekshmëria është vetëm 0.23%, ndërsa në të pasurat 1.15%.

Studimi është bazuar në të dhënat zyrtare të periudhës së parë epidemike në 10 vende. Rezultatet konfirmojnë analizat e kryera më parë sipas të cilave të moshuarit janë shtresa me e kërcënuar. Vdekshmëria në grup moshat 75-79 rritet në 3.39%, 5.3% për 80-vjeçarët e arrin në 8.38% në 85-89.

Megjithatë një ndër kërkueset e studimit thotë se vërehet që edhe grupmosha 50-55 qe janë relativisht të rinj,  ka rrezik më të lartë se grupmoshat e tjera. Ndër ta 1 çdo 250 pacientë humb jetën si pasojë e COVID-19.

Deri më tani vdekshmëria më e lartë në krahasim me numrin e te prekurve është regjistruar në Itali më 2.23% , duke qenë se është një vend që ka një popullsi të plakur, problem ky shqetësues prej vitesh në vendin fqinj.

Klan Plus