CR7 dhe Georgina presin binjakë



CR7 dhe Georgina presin binjakë

21:26 28/10/2021

Ylli portugez dhe partnerja e tij e ndanë lajmin e gezueshëm me fansat me një foto në Instagram

Cristiano Ronaldo ka dhënë lajmin se partnerja e tij Georgina Rodriguez është shtatzanë dhe pret binjakë.

Ylli i Manchester United, 36 vjeç, e ndau lajmin me fansat e tij në Instagram të enjten, ndërsa i lumtur theksoi se zemrat e tyre janë të mbushura plot me lumturi.

Portugezi ka edhe një vajzë me partneren e tij 27-vjeçare, Georgina.

“Shumë i lumtur që njoftoj se ne po presim binjakë. Zemrat tona janë plot me dashuri. Mezi sa presim që ‘t’ju takojmë juve”, ishte mesazhi i tij në Instagram.

Vajza e Georgina dhe sulmuesit të “Djajve të kuq” Alana është 3 vjeçe, ndërsa Cristiano Ronaldo ka edhe një djalë 11-vjeçar, Cristiano Junior dhe binjaket Eva e Mateo, 4-vjeçarë.

Cristiano Junior ka lindur në SHBA, por pas lindjes u kthye në Spanjë, ndërsa identiteti i të ëmës është i panjohur.

Ndërsa binjaket lindën nga një nënë surrogate në Qershor 2017-ës, e 1 muaj më vonë çifti lajmëroi se prisnin fëmijën e tyre të parë.

Klan News








Të ngjashme