Ylli portugez është futbollisti më me impakt i platformës sociale, duke fituar duelin me rivalin e tij Lionel Messi

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i fuqishëm në “Instagram” që do të luajë në Kupën e Botës këtë vit.

Sulmuesi i Manchester United ka 481 milionë ndjekës në median sociale, më shumë se çdo lojtar tjetër që do të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm të botës që do të zhvillohet në Katar.

Për më tepër që edhe 1 postim i tij kushton më shumë se i kujtdo lojtari tjetër. Një kompani që kërkon reklamimin nga ikona portugeze e futbollit, duhet që të paguajë 3.1 milionë Paund për një postim në profilin e tij.

Këto janë përfundimet e realizuara nga kompania e statistikave “Nielsen Sports” që ka analizuar numrin total të ndjekësve të lojtarëve, rritjen e tyre në vitin e fundit, përqindjen e angazhimit dhe vlerën mesatare të brand-it për postim.

Lionel Mesi ka 360 milionë ndjekës dhe përfiton për një postim 2.3 milionë Paundë.

Braziliani Neymar ka 178 milionë ndjekës kurse Kilian Mbappe 72.5, e mbajnë respektivisht vendin e tretë dhe të katërt, e për postim secili merr mbi 1 milionë sterlina.

Talenti i Spanjës Gavi është cilësuar si zbulimi i këtij botërori. 18-vjeçari ka 6.2 milionë ndjekës në “Instagram”, me një rritje 5165% krahasuar me vitin e shkuar.

Klan News