Një bagazh ikonik të Louis Vuitton me vlerë 124 mijë Euro

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme në botë. Futbollisti nuk kursehet asnjëherë nëse bëhet fjalë për t’i bërë dhurata partneres së tij.

Por këtë radhë dhurata e tij ka suprizuar dhe vetë Georginën e cila nuk ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj. Në foton e publikuar nga modelja shihet një nga bagazhet më ikonike të Louis Vuitton në të cilën mund të ruhet një sasi e madhe e bizhuterive  dhe siç duket është ideale për udhëtimet e gjata.

Dhurata e Cristiano Ronaldos përfshinte edhe tre çanta të tjera me të njëjtin funksion. Sidoqoftë, ajo që i ka lënë ndjekësit e saj pa fjalë, dhe sigurisht edhe vetë modelen, është çmimi i kësaj dhurate. Ky bagazh kushton 124,000 euro. “Jam pa fjalë” shkruan modelja në postimin e saj të cilin e ka shoqëruar dhe me një emoji që tregon që po qan nga gëzimi dhe me një zemër për partnerin e saj.

Por Cristiano Ronaldo i ka bërë edhe një dhuratë vetes, thuhet se ka blerë, një Bugatti Centodieci me një vlerë prej 9.5 milionë Euro, një super makinë që mund të shkojë nga 0-100 km/orë në 2.4 sekonda.

Klan News