CR7 thyen rekord botëror

CR7 thyen rekord botëror

10:00 16/10/2019

Shënon 700 gola vetëm me katër ekipe dhe përfaqësuesen

Cristiano Ronaldo vijon të thellojë rekordet e tij çdo ditë e më shumë. Me golin e shënuar përballë Ukrainës portugezi realizoi golin e 95 me përfaqësuesen dhe tashmë është zyrtarisht në shifrën e 700 golave të shënuar në karrierën e tij si profesionist.

Një kuotë të tillë golash pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka arritur duke u aktivizuar me 4 klube të ndryshme dhe me përfaqësuesen portugeze

Pjesën më të madhe të golave Ronaldo e ka realizuar me fanellën e Real Madrid.

Me galaktikët, CR7 shënoi 450 gola. Me ekipin e Manchester United numëron 118 realizime. Me Juventusin klub më të cilin është edhe aktualisht, ka shënuar 32 herë, ndërkohë që më Sportingun e Lisbonës është në kuotën e 5 golave.

Një natë tepër e rëndësishme për portugezin që arrin një shifër të tillë në 974 ndeshje të luajtura. Megjithatë ky ishte një gjysmë gëzimi për Ronaldon. Ai vërtetë arriti rekordin por ama përfaqësuesja portugeze u mposht 2-1 përballë Ukrainës.

Klan Plus




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi