Sulmuesi i Mançester Junajtid Kristiano Ronaldo mori një paralajmërim nga policia, sepse i përplasi në tokë telefonin një 14-vjeçari pas humbjes kundër Evertonit në sezonin e shkuar.

Lojtari 37-vjeçar kërkoi ndjesë në media për sjelljen e tij ndaj fansit të ri pas incidentit që ndodhi në prill.

Policia angleze konfirmoi se 37-vjeçari në mënyrë vullnetare u mor në pyetje nga agjentët në lidhje me akuzat për sulm dhe dëm kriminal.

Akuzat erdhën pas sfidës së luajtur në “Goodison Park” më 9 prill, ndërsa çështja është mbyllur.

Ylli portugez e përplasi telefonin e 14-vjeçarit me forcë në tokë ndërsa po futej në tunelin e stadiumit i inatosur.

Nena e 14-vjeçarit akuzoi portugezin se i kishte shkaktuar një të nxirë në dorë djalit të saj dhe i kishte shkatëruar telefonin.

Ndërkohë Kristiano Ronaldo vazhdon që të jetë në një situatë të tensionuar në “Old Trafford”. Në mediat angleze është raportuar se sulmuesi do të japë një intervistë ku do të tregojë të vërtetën në lidhje me lajmet në media për largim.

Klan News