Juve ia ka ofruar Barcelonës

Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës nga Juventus. Ky është lajmi më i bujshëm që vjen nga Anglia. Gazetari spanjoll Guillem Balague, autor i një biografie të Ronaldos ka folur për BBC Radio 5.

Në fakt bëhet fjalë për financat e Juventusit, që aktualisht po has vështirësi të përballojë pagën e portugezit. Juventus është goditur fort financiarisht nga koronavirusi dhe tashmë po kërkojnë që heqin qafe ngarkesat, për të ulur shpenzimet.

Italianët kërkojnë të përfitojnë nga performanca e shkëlqyer e Ronaldos në sezonin e fundit. Sipas gazetarit Balague, ish-ylli i Real Madrid paguhet 23 milionë euro në vit.

“Arsyeja përse Cristiano Ronaldo është lidhur me një kalim tek PSG, nuk është se klubi francez e kërkon, por menaxherit të tij Jorge Mendez, i është kërkuar të gjejë një skuadër të re. Ronaldo i është ofruar të gjithëve që mund ta blejnë, edhe Barcelonës, por nuk jam i sigurtë se cili klub do të ketë mundësi të paguajë aq shumë para”.

Cristiano Ronaldo ndihmoi skuadrën e tij të shpallej kampion në Itali duke u bërë edhe golashënuesi më i mirë i ekipit me 35 gola në të gjitha kompeticionet. Portugezi gjithsesi është bërë një peshë e papërballueshme financiarisht për klubet e futbollit.

Tv Klan