Cristiano Ronaldo drejt largimit nga Juventus, Neymar e fton tek PSG



Cristiano Ronaldo drejt largimit nga Juventus, Neymar e fton tek PSG

11:50 12/05/2021

Cristiano Ronaldo mund të largohet në fund të sezonin nga Juventus. Skuadra duket se është në një krizë, pas rezultateve negative të javëve të fundit dhe mund ta shohë veten jashtë Champions League, kur kanë mbetur dhe 3 ndeshje për t’u luajtur.

Mediat në Itali kanë raportuar se i pari që do të largohet është trajneri Andrea Pirlo, por mund të pasohet dhe me largimin e Cristiano Ronaldos.

Në pritje për përfundimin e kampionatit dhe nisjen e merkatos së Verës, ylli i PSG Neymar, ka shprehur dëshirën se me kë lojtar do të donte të luante vitin e ardhshëm

Në një intervistë të dhënë së fundmi, braziliani është shprehur se ka dëshirë për të luajtur krah Ronaldos.

Unë kam luajtur  me lojtarë të mëdhenj si Messi dhe Mbappé, por unë nuk kam luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon. Unë dua të fitoj Kupën e Botës, por gjithashtu dua të fitoj të gjithë titujt me PSG”, ka qenë kjo deklarata e futbollistit e cila është marrë si një ftesë e hapur për yllin portugez.

Edhe më herët në sezonet e kaluara, Ronaldo ka qenë ëndrra e PSG por asnjëherë palët nuk kanë rënë dakord. Në situatën ku ndodhemi sot kalimi i portugezit tek francezët mund të realizohet./tvklan.al







Të ngjashme