E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka bërë që të qarkullojnë thashetheme në lidhje me një fejesë të mundshme mes çiftit pasi ka treguar një unazë të mahnitshme prej 615,000 dollarësh në Kupën Botërore.

24-vjeçarja po mbështeste partnerin dhe babain e dy fëmijëve të saj ndërsa Portugalia mundi Marokun në rezultatin 1-0.

Ronaldo ka dy fëmijë nga dy nëna të ndryshme dhe binjakë me Georginën dhe të jetojnë së bashku në shtëpinë e tyre në Madrid.

 

33-vjeçari ka shënuar tre gola në Kupën e Botës në Rusi pasi fitoi finalen e tij të Ligës së Kampionëve me Real Madridin muajin e kaluar.

Georgina mbështet Portugalinë, veshur me fanellën e skuadrës edhe pse ajo është spanjolle.

/tvklan.al