Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo ka festuar 35-vjetorin e tij të lindjes. Urimet për të ka qenë të shumta nga familjarë, miq, por edhe fansat, të cilët nuk kanë nguruar të shprehin në këtë ditë speciale për të, vlerësimin që ata kanë, për yllin e futbollit.

Mirëpo, vëmendjen më të madhe e mori surpriza e partneres së tij, Georgina Rodriguez, e cila i ka dhuruar Ronaldo-s një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë.

Në foton e postuar, futbollisti shihet duke buzëqeshur dhe duket se supriza i ka pëlqyer së tepërmi. Bashkëngjitur postimit, Georgina ka shkruar edhe një urim të ëmbël për partnerin e saj: Për 1000 vite të tjera krah teje, të duam babi.

Por gjatë mbrëmjes, Cristiano është befasuar edhe nga një tjetër suprizë, të planifikuar nga partnerja dhe miqtë e tij./tvklan.al