Cristiano Ronaldo qëndroi vetëm 50 minuta të martën në Gjykatën e Madridit ku pranoi të paguante 18.8 milionë Euro gjobë për shkak të taksave të papaguara mbi të drejtën e imazhit. Futbollisti portugez, që për shumë vite luajti me Real, u shfaq i buzëqeshur dhe i shoqëruar nga e dashura e tij Georgina, ndërsa kur u largua u tha gazetarëve: “Gjithçka në rregull”.

Ronaldo duke pranuar fajin mori një dënim me 24 muaj, por që në bazë të ligjit spanjoll kthehet me gjobë. Telashet e Cristiano Ronaldo me drejtësinë ende nuk kanë përfunduar, pasi akuzohet për përdhunim të Kathryn Mayorga 10 vite më parë në Las Vegas. Vetë futbollisti e ka mohuar këtë akuzë, duke qenë i sigurtë që gjykata do t’i japë të drejtë.

Tv Klan