Cristiano Ronaldo në kërkim të 3 grave

Cristiano Ronaldo në kërkim të 3 grave

22:35 21/09/2019

Cristiano Ronaldo është akoma në kërkim të tri grave që i kanë dhënë ushqim falas kur ishte i vogël.

Pas intervistës në emisionin “Morgan”, ku tregoi fëmijërinë e vështirë në Portugali, futbollisti dha disa emra jokonkretë për disa punonjëse të McDonald.

Paula Leka doli si një prej tri femrave që 34-vjeçari kërkon të shpërblejë, por lojtari më i ri i Juventusit e ka mohuar menjëherë, duke thënë se nuk është ajo personi që i jepte hamburger falas.

Deklarata e yllit portugez për një shpërblim të majmë dhe një darkë po kthehet në një tundim, nga i cili duan të përfitojnë jo pak persona.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT