Ronaldo zbriti në Torino. Pasditen e djeshme, portugezi u takua me drejtuesit më të lartë të klubit të Juventusit.

Rreth 300 persona ishin grumbulluar pranë qendrës mjekësore të Juventusit, aty ku CR7 iu nënshtrua vizitave mjekësore të rastit. Për pak minuta ai doli të përshëndeste tifozët e tij të rinj.

Turma e priti futbollistin me thirrjet ‘Cristiano na sill Championsin.’

Ronaldo ndjeu nga afër ngrohtësinë e tifozërisë duke firmosur autografe në fanellat e Juventusit.

Tv Klan